Kryesore » 2012 » Maj » 20 » Protestuesit kërkuan largimin e Isa Mustafës
12:12 PM
Protestuesit kërkuan largimin e Isa Mustafës
Përkrahësit e Fatmir Sejdiut nga Llapi e Gjakova nuk u lejuan të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të LDK’së. Kjo i shtyri ata që të organizojnë protestë para Hotelit Grand ku kërkuan largimin e Isa Mustafës nga posti i kryetarit të partisë. Mustafa tha se protestuesit janë vetëm disa rrugaçë, që sipas tij, nuk janë nxitur nga Sejdiu.Telashet në Partinë më të madhe opozitare, LDK, kanë shpërthyer sërish. Kësaj radhe përkrahësit e ish-Kryetarit Fatmir Sejdiu dhe atij aktual, Isa Mustafa, kishin zgjedhur Kuvendin e nëntë Zgjedhor të Forumit Rinor të kësaj partie për t’i shfaqur mospajtimet.Simpatizantët e Sejdiut nga Dega e Podujevës dhe e Gjakovës ishin ata që shfaqën pakënaqësitë e tyre, ngase nuk u lejuan të marrin pjesë në Kuvendin e nëntë Zgjedhor të Forumit rinor, në të cilin u zgjodh Kryetari i ri, Armend Ibrahimi.

Këtë përjashtim, delegatët e dy degëve e krahasuan me diferencimin e viteve ‘80, të cilën, thanë se po ua bën kreu i LDK’së, Isa Mustafa. Arsyeja për këtë, sipas Esat Ukës, delegat i Degës në Podujevë, po bëhet për shkak se këto dy degë mbështesin ish-kreun e kësaj partie, Fatmir Sejdiun.

"Pikërisht për përjashtimin që po na e bën Isa Mustafa, ne kemi dëgjuar se qëllim i tij është që të largohen njerëzit e Fatmir Sejdiut nga LDK’ja. Ne e shohim si shpëtimtarin e vetëm të LDK’së, Fatmir Sejdiun”, ka thënë Uka. Ai dhe protestuesit e tjerë, për më tepër kërkuan largimin e Isa Mustafës nga udhëheqja e LDK’së.

"Isa Mustafa ik, nuk i duhesh LDK’së!” brohorisnin protestuesit. Por, kjo nuk i la përshtypje liderit Mustafa. Ai për më tepër tha se ata nuk janë pjesë e Kuvendit, ndërsa protestuesit i quajti rrugaçë.

"Rruga është punë tjetër, rrugaçët janë punë tjetër, ata të cilët janë organizuar, janë pjesë e rrugaçëve, e unë ato s’i marr parasysh”, ka thënë Mustafa pas përfundimit të Kuvendit. Për me tepër, ai ka shprehur dyshimin e tij se protestuesit janë përkrahës të Fatmir Sejdiut.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus