Kryesore » 2011»Maj»23 » Protestuesit bllokojnë Komunën e Prishtinës
2:29 PM
Protestuesit bllokojnë Komunën e Prishtinës
Banorë të lagjes Kodra e Trimave kanë protestuar para ndërtesë së Kuvendit Komunal të Prishtinës, një ditë pas vërshimeve nga reshjet e shiut. Ata po kërkojnë nga Komuna që të njëherë e përgjithmonë të rregullohen kanalizimet në këtë lagje pasi reshjet me shi po shkaktojnë vërshime. Banorët kërkuan takim me Isa Mustafën, por në mungesë të tij foli nënkryetari, Adullah Hoti. Ky i fundit tha se komuna do të vlerësojë dëmet e më pas do të marrë masa. Në ndërkohë, komisioni komunal ka filluar të dal shtëpi për shtëpi për të vlerësuar dëmet.
Vetëm në 20 shtëpi, dëmi arrin 30 mijë euro. Të pakontrolluara kanë mbetur edhe 100 të tjera në këtë lagje
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus