Në veri të Mitrovicës, ashtu si u paralajmërua një ditë më parë, është mbajtur protesta e përditshme, përmes të cilës është kërkuar lirimi i serbit Jovica Milkoviq, i cili ëshë arrestuar më 17 maj, nën akuzat se ka dëmtuar pronën e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. Rreth qindra serbë kanë ecur nga ura kryesore e lumit Ibër deri te ndërtesa e Gjykatës së Qarkut, derisa kanë mbajtur pano ku shrkuhej "Stop arrestimeve politike”, "Le të na arrestojë policia serbe”.Përfaqësuesit e organeve paralele në Mitrovicë kanë thënë se protestuesit kërkojnë që Milkoviq të mbrohet në liri, dhe se deri në atë kohë do të zhvillohen protesta.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus