Kryesore » 2011 » Dhjetor » 25 » Protesta kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi
6:15 PM
Protesta kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi
Organizata e Veteranëve të Luftës së ish UÇPMB-së në bashkëpunim me Shoqatën "Vatra” më 28 dhjetor organizojnë protestë para selisë së Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, si reagim për mos ekstradimin e Shemsi Nuhiut në Serbi.Protesa do të mbahet më datë 28.12.2011 e mërkurë në ora 13.00 para ambasadës së Zvicrës në Prishtinë në mbështetje të ish ushtarit të UÇPMB-së.Protesta ka për qëllim që ta ndaloj ekstradimin e ish ushtarit të UÇPMB-së z.Shemsi Nuhiut, nga Presheva në Serbi, të akuzuar për gjëja krime të luftës në Gjilan gjatë vitit 1999.Ardhja juaj do të kontribuoj në qëllimin tonë për mos ekstradimin në Serbi të ish ushtarit të Lirisë, thuhet në apelin e drejtuar për oponion të Vatrës dhe OVL-së.Shemsi Nuhiu, bashkë me shtatëmbëdhjetë shqiptarët tjerë nga Lugina e Preshevës, janë të akuzuar si të ashtuquajtur "Grupi i Gjilanit” nga Gjykata për Krime Lufte në Beograd, për krime lufte gjatë periudhës kohore, mesi i qershorit dhe fundi i tetorit të vitit 1999, sipas tyre krime këto të kryera në qytetin e Gjilanit dhe rrethinën e tij.

Ndërkohë Shemsi Nuhiu ishte arrestuar , në një aksion të ndërmarrë nga forcat speciale të policisë zvicerrane në Veve të Kantonit Vaud të Zvicrës, për të cilin tashmë është marrë e vendim për ekstradimin e tij në Serbi. Shemsi Nuhiu nga Presheva, ishte ish-pjesëtarë i UÇPMB-së. (Rijad Demiri/INA)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus