Kryesore » 2012 » Gusht » 20 » Produktet serbe humbasin tregun në Kosovë
11:13 PM
Produktet serbe humbasin tregun në Kosovë
Me gjithë kohën e shkurtër të mbajtjes së bllokadës ndaj prodhimeve serbe, kompanitë nga shteti fqinj nuk po arrijnë të zënë përqindjen e pjesëmarrjes së tyre të mëhershme me prodhime në tregun e Kosovës. Zyrtarë të Doganave kanë bërë të ditur se përqindjen e humbur nga Serbia tash e kanë zënë prodhimet nga Shqipëria, Gjermania, Italia dhe Turqia."Pas reciprocitetit që u ndërmor vjet ne kemi parë një rënie të importit nga Serbia, ndërsa shtetet e tjera kanë pasur rritje. Shqipëria vitin e kaluar ka pasur ngritje thuajse për 60 për qind më shumë se një vit më parë dhe eksportet shqiptare kanë arritur vlerën mbi 90 milionë euro”, deklaroi për KTV-në drejtori i Doganave të Kosovës Naim Huruglica. I vetmi prodhim që nuk ka pësuar ndryshim sa i përket importit nga fqinji ynë verior janë gruri dhe mielli, mirëpo pavarësisht këtij fakti, importi nga Serbia po e tejkalon shumëfish eksportin tonë në këtë shtet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus