Kryesore » 2012 » Maj » 26 » Prizreni 5 milion euro borxh
2:55 PM
Prizreni 5 milion euro borxh
Institutit Demokratik i Kosovës, e vlerëson Komunën e Prizrenit, kampione të borxheve të faturuara e të pa paguara për periudhën kohore 2010- 2011 në nivel të Kosovës.Zyrtarët komunal të Prizrenit, gjendjen nuk e vlerësojnë alarmante, por të zakonshme, bazuar në punën që bëjnë operatorët ekonomik, ndërsa raportin e KDI-së e vlerësojnë fiktiv.Tre milionë e 164 mije euro vlerësohet të jetë borxhi i komunës së Prizrenit, i faturuar e i pa paguar për vitin 2011 ndaj operatorëve të ndryshëm ekonomik.Kurse gjatë vitit 2010 borxhi sillet 2 milionë e 894 mijë e 450 euro, çka nënkupton se në total borxhi i akumuluar kalon shifrën mbi 5 milionë euro.Ymer Berisha pranon se komuna ka borxhe të grumbulluara nga viti i kaluar, por jo edhe nga 2010-ta, ndonëse gjendjen e vlerëson si jo alarmante. Ai thotë se prioritet në shlyerjen e borxheve i’u jepet faturave të vjetërsuara, kurse raportin e KDI-së e cilëson fiktiv.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus