Sot pritet të arrijë në Kosovë një pjesë e kontingjentit të ri të trupave shtesë të NATO-s. Gjermania dhe Austria i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së NATO-s, për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë, pas përkeqësimit të situatës në veri të vendit.Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter, bën të ditur RTK, tha se forca kryesore do të arrijë gjatë ditëve të ardhshme. Nga ana tjetër gjendja në veri paraqitet të jetë e qetë . Mbremjen e se martes ka pasur takime në mes të komandantit të KFOR-it Erhard Byhler me përfaqësuersit serbë, por pa ndonjë rezultat. Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter tha se takime të tilla do të vazhdojnë edhe sot, por nuk saktësoi kohën dhe formatin e takimit. Shqiperia, trupa ne KosoveShqiperia është e gatshme të rrisë kontributin e saj në njësitë e KFOR-it, por jo në zonat më të nxehta të Kosovës. Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se situata në veri është tërësisht nën kontroll të autoriteteve të Kosovës dhe prania e KFOR-it është një faktor madhor paqeje dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus