Drejtori për arsim në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu është vrarë të hënën. Lajmin e kanë konfirmuar për Telegrafin burime brenda Komunës së Prishtinës. Sipas këtyre burimeve dyshohet se shkak i vrasjes është çështja e punësimit në arsim, ndërsa dorasi mësohet se është Gani Sahiti, arsimtar nga fshati Dabishec. Po ashtu bëhet e ditur se vrasja e drejtorit të arsimit ka ndodhur në zyrën e tij të punës.Burime brenda policisë konfirmojnë se lidhur me këtë rast është arrestuar një person, më saktësisht dorasi është dorëzuar në polici
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus