Kryesore » 2011»Tetor»18 » Prishtinë, sekuestrohen 17 mijë euro të falsifikuara
4:01 PM
Prishtinë, sekuestrohen 17 mijë euro të falsifikuara
Në orët e para të mëngjesit, një qytetar nga Prishtina kishte gjetur një sasi të parave në një kontejner të mbeturinave në rrugën e "UÇK”-së në Prishtinë.Sipas njoftimit të policisë, i njëjti menjëherë ka kontaktuar me autoritetet policore në drejtorinë rajonale të Prishtinës dhe rasti është iniciuar në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK).Pas verifikimit të parave në bankënota prej 500 € dhe 100 € nga zyrtarët e DHKEK-së, policia dyshon se bëhet fjalë për monedha të falsifikuara pasi në to mungojnë tiparet e sigurisë duke filluar nga kualiteti i letrës, numrat serik, shenjat ujore etj.Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe në të njëjtën kohë bënë apel tek të njëjtit që të jenë të kujdesshëm gjatë pranimit të bankënotave të ndryshme dhe së pari ti kontrollojnë për tiparet e sigurisë.Tiparet e sigurisë tek bankënotat origjinale euro janë: Shenja Ujore Shtypi reliev (me gritha), Shiriti i sigurisë, Hologrami (vula e hologramit), Ngjyra vizualisht e ndryshuar (me lëvizjen e bankënotës ndryshon ngjyra nga vjollce në të gjelbër), Shiko përtej regjistrit (në pjesën e përparme gjendet gjysma e numrit të bankënotës kurse gjysma tjetër gjendet në pjesën e pasme por në të njëjtën pozitë)Mikro-shkrimi Kualiteti i letrës ( është më i yndyrshëm dhe ka aromë). Policia apelon te qytetarët që në rast të dyshimit për monedha të falsifikuara të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus