Kryesore » 2012 » Maj » 27 » Prishtinë, qeveritarët të paprekshëm nga drejtësia
1:22 PM
Prishtinë, qeveritarët të paprekshëm nga drejtësia
Pavarësisht nga skandalet e shumta dhe shkeljet e vazhdueshme të ligjit nga zyrtarët e lartë shtetërorë dhe raportimit të tyre nga mediat e vendit, pothuajse të gjitha rastet harrohen pak kohë pas publikimit dhe si të tilla mbesin vetëm në arkivat e gazetave dhe të televizioneve kosovare.Derisa mediat raportojnë vazhdimisht për keqpërdorimin e parasë publike, keqpërdorimin e pozitave zyrtare dhe për shkeljen e ligjit, Prokuroria e Shtetit nuk e merr mundin as t’i hetojë këto raste, ndërsa gjyqësori deri më tash nuk ia ka arritur që ta dënojë qoftë një zyrtar të vetëm në mesin e "të fortëve” të shtetit, shkruan "Zëri”.Ndërkaq, dorëheqja si përgjegjësia morale e ministrave dhe e zyrtarëve të lartë shtetërorë, e cila në vendet demokratike është "institucion në vete”, në Kosovë as që vjen në shprehje.Duke shfrytëzuar këtë mosveprim të institucioneve të drejtësisë, shumë prej zyrtarëve të lartë shtetërorë sot janë bërë edhe milionerë.Vetëm gjatë muajve të fundit mediat kanë raportuar për dhjetëra raste kur ministrat kosovarë kanë shkelur ligjin me të "dy këmbët”, e të nesërmen kanë dalë në publik pa u skuqur fare, ndërsa Prokuroria e Shtetit nuk ka dhënë as shenjat më të vogla se ka nisur hetimet.Për ekspertët e drejtësisë dhe anëtarët e partive opozitare këto shkelje janë tregues se si gjyqësori kontrollohet nga qeveria dhe se kjo e fundit nuk ka vullnet që ta forcojë drejtësinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus