Kryesore » 2012 » Gusht » 12 » Prishja e aparatit të koronarografisë, drejtonë pacientët në klinika private
2:34 PM
Prishja e aparatit të koronarografisë, drejtonë pacientët në klinika private
Prishja e aparatit të Koronarografisë në QKUK detyron mjekët që pacientët t’i drejtojnë në klinikat private. Tenderi për rregullimin e aparaturës zvarritet për më shumë se 2 muaj. Ministri Ferid Agani thotë se shumë shpejtë aparati do të jetë në shërbim të pacientëve.Koronorografija dhe stendimet tash e pesë muaj nuk kryhen në Qendrën Klinike Universitare. E gjithë kjo si pasojë e prishjes së aparatit të Koronarografisë. Shefi i njësisë koronare, Basri Sejdiu tha se brenda muajit janë kryer rreth 100 koronarografi dhe deri në 4 stendime, por prishja e aparatit ka paralizuar punën. "Ne kemi qenë të gatshëm që së shpejti të fillojmë edhe trajtimin e infarktit akut te myokardit, por në njëfarë mënyre na janë lidhur duart që në profesionin tonë, vetëm ta vëzhgojmë këtë situatë, ku pacientët tonë trajtohen në vendet e regjionit dhe gjithashtu vërehet një invazion i madh i mjekëve të regjionit në Kosovë ku dihet se me shuma të mëdha parash i trajtojnë pacientet tonë”, thotë Sejdiu.Zyrtarë të QKUK-së, kanë thënë se tenderi për rregullimin e aparatit duke përfshirë edhe pajisje tjera që kapin vlerën e 200 mijë eurove, ka kohë që është gati, por nuk është nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani bëri të ditur se tashmë tenderi është nënshkruar, por procesi është zvarritur për shkak të operatorëve të pandërgjegjshëm, të cilët kanë marrë pjesë në tender. 

"Mbas një pritje prej dy muajve, e cila u imponua për shkak të vërejtjeve, të cilat i ka gjet Auditori i Përgjithshëm i Kosovës në njërin prej nënkontraktorët e kompanisë e cila ka fituar atë tender. Njëri prej nënkontraktorëve të kësaj kompanie nga Kroacia është evidentuar se në vitin e kaluar nuk i ka kryer obligimet tatimore ndaj shtetit dhe ne kemi pas obligim që këtë ta lajmërojmë dhe të provojmë me Administratën Tatimore ta zgjidhin këtë problem”, thotë Agani.

Ministri Agani tha se tenderi do të përmbyllet shpejtë dhe gjithçka do të jetë në shërbim të pacientëve, por gjendja e mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore reflekton edhe mangësitë menaxheriale të drejtuesve të institucioneve përkatëse. Ndërkaq, humbjet ekonomike të shkaktuara nga prishja e aparatit për 5 muaj kapin vlerën e 850 mijë eurove, thonë zyrtarë të QKUK-së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus