Kryesore » 2012 » Prill » 2 » Preteni: Sivjet ka plot ministra që po hetohen
3:16 PM
Preteni: Sivjet ka plot ministra që po hetohen
Drejtori i Agjencisë kundër korrupsionit, Hasan Preteni ka paralajmëruar se viti 2012 do të jetë vit i mbushur me emra ministrash që do të hetohen, ndryshe nga viti i kaluar kur s’pati asnjë. Në një intervistë për "Kohën Ditore”, Preteni tregon se në mesin e 13 rasteve "të mëdha”, që Agjencia i dërgoi në prokurori gjatë vitit që shkoi, ka edhe zyrtarë nga Zyra e kryeministrit, por jo edhe nga Presidenca dhe Kuvendi. Por, nuk pranon të bëjë publikë emrat, as për ata që u hetuan në të kaluarën nga Agjencia, e as për ata që janë në procedurë të hetimeve. Thotë se e obligon Ligji të ruajë këtë sekret gjatë fazës hetimore, por flet me kode, kur pohon se ka lexuar ndonjë rast të raportimit në media për korrupsion, që e lë të nënkuptohet mundësinë e hetimit të këtyre rasteve nga Agjencia. Për herë të parë, ai sqaron publikisht se përse kritikon gjykatat për mospunë sa herë që flet për korrupsion. Thotë se ato nuk dërguan kurrë askënd në burg për korrupsion, duke përjashtuar ish drejtoreshën e PTK-së, Leme Xhema e cila nuk po mund të burgoset.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus