Agjencia Anti Korrupsion e Kosovës, gjatë 2011-tës, ka marrë 160 informacione të rasteve të korrupsionit e në të cilat, të përfshira janë gjykatat dhe prokuroritë, si dhe institucionet tjera të vendit.Këtë e bëri të ditur shefi i kësaj agjencie, Hasan Preteni, pas dorëzimit të raportit vjetor në qeverinë e vendit.Në raport janë përfshirë të gjitha rastet që kanë të bëjnë me vepra penale të korrupsionit si dhe mos deklarimit të pasurisë nga personat zyrtarë. Shefi i Agjencisë Anti Korruocion të Kosovës, Hasan Preteni, tha se në 39 raste të përcjella në prokurori, janë denoncuar 121 persona.Fusha më e atakuar nga dukuria e korrupsionit, mbetet ajo e prokurimit, tha Preteni.Sipas tij, 11 raste korruptive janë evidnetuar nëpër gjykatat të vendit, 60 të tjera në institucione të pavarura, 30 në Qeveri, 56 raste të pushtetit lokal, si dhe 3 raste në prokuroritë e vendit.Preteni, tha se vlera totale e dëmeve nga veprimet e mundshme korruptive, nga të cilat janë bërë 39 kallzime penale, supozohet të jetë mbi 10 milion euro.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus