"Ndoshta në ëndrrat e saj, Edmonda nuk e kishte imagjinuar
kurrë se do të martohej me një djalë si Zoran, të kishte një fëmijë me
të dhe të jetonte në vendin e tij". Kështu nis një artikull i posaçëm i
prestigjiozes "Associated Press", dedikuar dukurisë së martesave të
vajzave shqiptare me djem serbë, e shpeshtuar kjo kohët e fundit.Ajo është një myslimane shqiptare, ai është
një ortodoks serb i krishterë, ndërsa njerëzit e tyre kanë qenë të
zhytur në një urrejtje etnike dhe fetare gjatë luftës së përgjakshme të
Kosovës për pavarësi. Por Edmonda Kardaku u martua me Zoran Tomiç, duke
iu bashkuar qindra bashkatdhetareve të saj, kryesisht myslimane dhe
katolike, të cilat e kanë thyer tabunë duke u martuar me meshkuj nga
zonat rurale të Serbisë, ku gratë kanë qenë të detyruara të largohen në
drejtim të qyteteve apo jashtë vendit, duke shkaktuar një rënie
alarmante të popullsisë", vijon artikulli në fjalë. Duke vijuar me
faktin se Serbia dhe Shqipëria kanë qenë fqinjë të shqetësuar për
brezat. Por kur lufta shpërtheu mbi çështjen etnike nga shqiptarët e
Kosovës për shkëputje nga Serbia në fund të viteve 1990, përbuzja u
kthye në zemërim vrastar. Dhe se deklarata e vitit 2008 për pavarësinë e
Kosovës, e mbështetur nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare, e thelloi
më tej armiqësinë.
"Por serbi Zoran, 37-vjeçar, thotë se ai
përfaqëson një brez të ri, i cili është i lirë nga fanatizma të tilla.
Unë nuk bëj kujdes se çfarë mendojnë njerëzit në lidhje me gruan time,
ata jetojnë në një moshë të ndryshme, tha ai duke shtuar se ai nuk ka ndërmend ta
detyrojë gruan e tij për të ndryshuar fenë e saj", citon artikulli i
AP-së. Sa për Edmondën, 36-vjeçare, ndarjet etnike nuk kanë rëndësi dhe
thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë në dashuri me
njëri-tjetrin."Kur isha e re, gjyshërit e mi më kishin folur në lidhje
me këtë armiqësi dhe kështu bënë edhe prindërit e mi, por kur pashë
Zoranin, askush nuk mundi të më ndalojë më", citon "AP" fjalët e gruas
së re shqiptare, e cila tashmë është shtatzënë prej 4 muajsh.Kërkimi i gjatë i Zoranit për një nuse, nisi
nga komuniteti i tij i largët, nga 12 shtëpi në Serbinë jugore. Ai bëri
disa udhëtime në një fshat ku ai u prezantua në dhjetëra gra nga një
mbles shqiptar."Por unë nuk e pëlqeva asnjërën, derisa takova Edmondën",
thotë Zorani. Madje ai tregon sesi u mor një ditë të tërë për negociata
me prindërit e saj para se ata të binin dakord për ta lënë vajzën e
tyre të shkojë me të. Në fund, artikulli i "AP"-së tregon stuhia e
martesave shqiptaro-serbe, filloi në vitin 2008 kur një grup njerëzish
të moshuar nga Serbia jugore formuan një grup të quajtur "Beqarët e
vjetër të Rashkës". Në Serbi, janë kryesisht gra që i kanë ikur
varfërisë dhe staniacionit. Por në Shqipëri, janë më shumë burra që
zhvendosen, - thotë Momir Kovaçeviç, një aktivist i vjetër Rashka, i
cili shpjegon përse kjo marrëveshje për martesa ndëretnike funksionon.
Ai tha se grupi i tij ndihmoi në grumbullimin e rreth 40 martesave.
Aktualisht, ka rreth 8.000 kërkesa në pritje të emigracionit paraqitur
nga burrat serbë për gratë shqiptare, që shpresojnë të martohen, - tha
Pavlo Jaku, një avokat që përfaqëson minoritetet serbe në Shqipëri.
Rreth 1.000 martesa të tilla kanë ndodhur.
Në Rashk, tani ka më shumë se 100 martesa shqiptaro-serbe, të cilat kanë prodhuar rreth 50 fëmijë, thotë Radosav Matoviç, biri
i të cilit u martua me një grua shqiptare. Dhe ne kemi pasur vetëm një
divorc. Mosha mesatare në Serbi është 41 vjeç dhe rreth 20 për qind e
njerëzve në këtë vend prej 7 milionë janë mbi 65 vjeç. Në 370 fshatra,
vetëm një fëmijë ka lindur në dekadën e fundit. Me një nga normat e
lindjeve më të ulëta të Evropës, popullsia ka rënë me një mesatare prej
55.000 njerëz në vit", përfundon artikulli i "AP"-së.
|