Kryesore » 2011»Maj»9 » Presidentja merr një femër për këshilltare
11:35 AM
Presidentja merr një femër për këshilltare
Më në fund edhe një femër do të jetë pjesë e stafit të këshilltarëve të presidentes se Kosovës, Atifete Jahjaga. Nga 15 këshilltarë, aq sa duhet t’i ketë Presidenca e Kosovës, të martën do t’i bashkëngjitet, Arjana Qosja-Mustafa nga KIPRED.
Burime të gazetës Zëri kanë bërë të ditur se drejtoresha e hulumtimeve në KIPRED, të martën do t’i bashkëngjitet stafit të presidentes Jahjaga.
Zëdhënësi i Presidencës së Kosovës, Arbër Vllahiu nuk ka dashur ta konfirmojë nëse Ariana Qosja-Mustafa do t’i bashkëngjitet presidencës.
"Jemi në biseda edhe për dy-tre këshilltarë të tjerë”, kanë qenë fjalët e pakta të zëdhënësit Vllahiu.
Ai ka thënë se stafi i presidentes është duke u kompletuar dhe tash kemi tetë këshilltarë profesionistë të lëmive të caktuara dhe një për ndërlidhje ndërmjet Presidencës dhe FSK-së. Sipas tij, me sistematizim të vendeve të punës janë të paraparë 15 këshilltarë të rregullt, pa numëruar këtu këshilltarët e jashtëm që mund të jenë për çështje dhe kohë të caktuar.
"Ka bashkërendim dhe takime të rregullta të stafit të Presidencës dhe të këshilltarëve e stafit civil”, ka thënë Vllahiu
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus