Disa ditë pasi Indeksonline raportoi për lëshime në web faqen zyrtare të presidencës së Kosovës, stafi i Presidentes Atifete Jahjaga është treguar vigjilent duke reaguar menjëherë. Ata kanë larguar nga webfaqja pjesën që përshkruante sistemin politik në Kosovë, ku edhe ishin lëshuar gabimet, duke mos u up-detuar kjo pjesë që pas shpalljes së pavarësisë, ku president ishte Fatmir Sejdiu. Javën që shkoi, portali Indeksonline raportoi se megjithëse pas Sejdiut, Kosova kishte dy president, në web faqe, seksioni Kosova ende figuronte president Fatmir Sejdiu ndërsa zgjedhjet e fundit të përgjithshme që ishin mbajtur i takojnë vitit 2007
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus