Kryesore » 2012 » Mars » 23 » Policia serbe arreston në Merdar një ish-pjesëtar të UÇK-së
8:58 PM
Policia serbe arreston në Merdar një ish-pjesëtar të UÇK-së
Policia e Serbisë në Merdare ka arrestuar  Buri Talakun me dyshim se, si pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime lufte ndaj civilëve serbe në Prizren më 16 qershor të vitit 1999, shkruajnë mediat serbe. "Talaku dyshohet që me dy persona të tjerë të armatosur me armë automatike dhe thika ka hyr në një banesë të një familje serbe të cilën fizikisht e ka keqtrajtuar, plaçkitur, ndërsa më pas e ka përzënë nga banesa në Ortakoll dhe nga qyteti i Prizrenit”, ka thënë ndihmësi i prokurorit serb për krime luftë, Bruno Vekariq.Sipas tij, i dyshuari ndodhet në paraburgim në Pozharevc, pasi më këtë rast po merret gjykata e këtij qyteti por që sipas tij, rasti pritet t’i kalohet sektorit për krime lufte në Gjykatën e lartë në Beograd.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus