Aksioni i fundit në veri të Kosovës, ku është arrestuar serb Jevrosie Pantelic është kryer nga EULEX-i dhe KFOR-i , por pra praninë e Policisë së Kosovës dhe kjo, sipas shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac është bërë ngase Policia e Kosovës në veri nuk është e aftësuar për aksione të tilla. Në një intervistë për Zërin, ish komandanti i KFOR-it, francezi Marnhac thotë se Policia e Kosovës në pjesën veriore të Kosovës është polici e komunitetit, ndërsa EULEX-i në këtë pjesë të vendit, sipas tij, ka mandat ekzekutiv.
Në veri të vendit, ai pranon se nuk është gjetur zgjidhje për kthimin e gjykatësve e prokurorëve serbë dhe shqiptarë, por thotë se është duke u punuar në këtë drejtim.
Ndonëse kthimi i gjyqtarëve vlerësohet të jetë çështje politike, Marnhac këtë temë do ta diskutojë edhe në vizitën e javëve të ardhshme që do ta ketë në Beograd.
Pranon është kritikuar nga politikanë të Kosovës dhe thotë se ndoshta Bajram Rexhepi e Hajredin Kuçi i kanë arsyet e veta pse i kanë adresuar kritika. Thotë që institucionet e Kosovës duhet të jenë të gjendje disa punë t’i kryejnë vetë.
Marnhac nuk dëshiron të flasë në detaje për raste konkrete që EULEX-i është duke i hetuar, por thotë se janë duke hetuar shumë raste. Për hetime të mira ai përsërit faktin se nevojitet shumë kohë. /Telegrafi/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus