Kryesore » 2012»Maj»20 » Policia maqedone ndaloi rreth 30 shtetas shqiptarë
10:51 PM
Policia maqedone ndaloi rreth 30 shtetas shqiptarë
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë një operacioni të gjerë në rajonin e Pollogut, gjegjësisht në Gostivar dhe rrethinë ka ndaluar dhjetëra shtetas shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në Maqedoni. Sipas SPB-së në Tetovë, janë ndaluar rreth 30 shtetas shqiptarë në Gostivar, Çegran dhe Vrapçishtë, të cilët po qëndronin dhe punonin pa leje qëndrimi dhe leje pune. Në mesin e tyre ka pasur shtetas shqiptarë edhe pa dokumente personale, transmeton INA.MPB bëri të ditur se të gjithë shtetasit e ndaluar janë mbajtur në stacione policore dhe në biseda informative, me ç`rast është zbuluar se ata po qëndronin në Maqedoni për qëllime ekonomike dhe punë. Javën e kaluar në një operacion tjetër gjithashtu u zbuluan dhjetëra shtetas shqiptarë, të cilët u depërtuan drejt shtetit shqiptar. Ata janë kryesisht nga zonat verilindore të Shqipërisë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus