Kryesore » 2011»Maj»9 » Policia e Kosovës seriozisht ia mësyn veriut
10:44 AM
Policia e Kosovës seriozisht ia mësyn veriut
Policia e Kosovës pritet t’ia mësyjë veriut në javë e tretë të majit. Atje synohet të goditen rrjetet kriminale në bazë të një plani operativ dhe të vendoset rendi dhe ligji.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka thënë për gazetën Express, se pas të enjtes pritet "të ketë diçka” për fillimin e veprimeve në këtë pjesë të vendit.
Fillimit të operacioneve të goditjes së krimit atje është duke i paraprirë një freskim i brendshëm i Policisë së Kosovës, e cila ka filluar disa ndryshime në hierarkinë e vet komanduese që kanë të bëjnë me këtë zonë problematike, e të dal jashtë kontrollit.
Këto ndryshime pritet të përfundojnë brenda pak ditëve, para se atje të nisin aksionet për goditjen e disa pikave të krimit të organizuar.
Burime të gazetës thonë se këto aksione nuk është e mundur të jenë shumë spektakolare, port ë jenë mjaft praktike.
Më shumë se dy vjet pritje të EULEX-it, veriut mbetet vrima e zezë e të këqija në Kosovës. Dhe, për ndryshim të situatës atje, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme i kanë kërkuar EULEX-it një bashkëveprim në goditjen e disa pikave kyçe të krimit.
"Aktualisht nuk ka asgjë të re që pritet të ndodhë për ndonjë aksione të përbashkët ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës apo plan veprimi për veriun”, ka thënë për Express, James Nickolls, zëdhënës i EULEX-it.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus