Kryesore » 2012 » Shkurt » 25 » Policia e Kosovës arreston gjashtë agjentë serbë
2:36 PM
Policia e Kosovës arreston gjashtë agjentë serbë
Policia informon se janë arrestuar gjashtë persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale Sulm ndaj rendit juridik të Kosovës.Drejtoria për hetimin e krimeve të renda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës kohë më parë ka pranuar informacione se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë.
"Bazuar në këto informacione Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan ka zhvilluar hetimet preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash kanë kryer veprat penale " Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” thuhet në komunikatë."Sot me 25.02.2012 ne orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të renda e asistuar nga njësitet speciale të PK-së ,kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës se Qarkut të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qellim të sigurimit të provave materiale, me ç’ rast janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar" pëfundon komunikata.

Personat e ndaluar gjatë këtij operacioni janë :

Z. Denic
M. Dimitrievic
T. Denic
N. Trajkovic
D. Stojkovic
G. Matrapazovic

Gjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar ne cilësi të provave materiale armë dhe gjësendet e listuar me poshtë.
1. pushkë e llojit M48
1. pushkë Gjuetie
1 pushkë ajrore
1. Arme revole TT 762 m; 473 fishek 7.62 m
2. Uniforme e policisë serbe kompletë
4 Lap Top
2 Shtëpiza Kompjuterëve
5 Kartela Identifikuese të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Disa dokumente tjera relevante me ketë raste.

Ky operacion policor është realizuar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë se Qarkut ne Gjilan dhe me autorizim te prokurorit te dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor.


Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus