Kryesore » 2012 » Qershor » 16 » Policia arreston në veri ekstremistin nga Serbia
0:08 AM
Policia arreston në veri ekstremistin nga Serbia
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një serb të armatosur, i cili u përpoq t’i rezistojë gjatë arrestimit. Sipas burimeve policore i arrestuari është një anëtar i grupeve ekstremiste të veriut të përkrahur nga Beogradi. Policia e Kosovës, pas këtij arrestimi në mbrëmje rreth orës 21:00 ka kryer një operacion në një banesës në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës, në kuadër të hetimeve policore lidhur me arrestimin e këtij personi. Policët gjatë këtij aksioni ishin të pajisur me xhaketa antiplumb kur hynë në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës, skenë kjo e cila u ndoq për së afërmi edhe nga qytetarët e mbledhur përreth, sikur në film. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus