Kryesore » 2012 » Maj » 24 » Policia arreston 20 aktivistë të Lëvizjes “SKV” (+FOTO)
10:01 PM
Policia arreston 20 aktivistë të Lëvizjes “SKV” (+FOTO)
Policia e Kosovës ka arrestuar 20 aktivistë të Lëvizjes "Studim, Kritikë dhe Veprim”, ndërsa njëri nga të arrestuarit është dërguar me ambulancë në Qendrën Kliniku Universitare të Kosovës (QKUK). Policia e ka marrë këtë aksion për të arrestuar këta aktivistët, pasi që ata kishin bllokuar hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe dëshironin që të pengonin shortin për zgjedhjet studentore në UP.Nuk ka munguar as dhuna e Policisë së Kosovës për të shpërndarë këta aktivistë, ndërsa disa studentë kanë pësuar edhe lëndime.Krejt ngjarja ka filluar kur ka dal jashtë Rektoratit, sekretari i këtij institucioni, Vaxhid Sadriu duke dhënë arsyetimin se Rron Gjinovci dhe dy përfaqësues të të tjerë nga Lëvizja "Studim, Kritikë dhe Veprim”, nuk mund të marrin pjesë në procesin zgjedhor të studentëve të UP-së.Pas disa konflikteve verbaale, studentët kanë dashur të hynë në Rektorat, por që janë arrestuar nga Policia e Kosovës."Aktiviteti politik është rreptësishtë i ndaluar... Ju kemi certifikuar me ju shtri dorën e pajtimit. Ti mund të jesh udhëheqës, por ju tre keni qenë. Ju kanë ndaluar se po ju trajton se person problematik”, ka thënë Sadriu"Kam qenë në burg i kom mbaj 30 ditë”, ka thënë Gjinovci.Pas qetësimit të situatës sekretari i rektoratit, Vaxhid Sadriu ka mbajtur një konferencë për media, cili ka thënë se Lëvizja "Studim, Kritikë dhe Veprim” po mundohet të implikojë politikën në UP."Kjo organizatë edhe më herët që ka qenë e emërtuar Qendra për Studim, Kritikë dhe Veprim, Qendra e Vetëvendosjes, mjerisht po i aplikon edhe urdhrat e dikujt tjetër dhe po mundohet me i implikuar në politikat e UP-së. Nuk do të ketë politikë në UP sa i përket organizatave studentore”, ka thënë Sadriu.
Për më tepër ai ka shtuar se Komisioni Zgjedhor është bërë tolerant dhe e ka certifikua këtëorganizatë, por sipas tij ata prapë janë në rrugë.Ai ka shtuar se janë certifikuar me kusht që Rron Gjinovci, Durim Jashari dhe Astrit Dehaja të mos jenë persona kontaktues në këtë lëvizje.Sipas Sadriut drejtuesit e kësaj lëvizje kanë ardhur në Rektorat për të prishur procesin. Ai madje thotë që Rron Gjinovci ka filluar të kërcënojë atë dhe t’i thotë se do t’i bijë studentët dhe mediat në Rektorat.Por krejt ndryshe deklarojnë drejtuesit e Lëvizjes "Studim, Kritikë dhe Veprim”. Teutë Rrusta nga kjo lëvizje, ka thënë se që të tre këta studentë janë eliminuar pa kurrfarë baze ligjore."Janë eliminuar Rron Gjinovci, Durim Jashari dhe Astrit Dehari me arsyetimin e këta kanë qenë të ndëshkuar prej Komisioni Disiplinor prej fakulteteve përkatëse dhe kanë proces gjyqësor aktiv. Kjo është e pavërtetë për këtë arsye ne sot e kemi bërë një ankesë duke e dëshmuar që asnjëra prej pikave që ata i kanë dhënë për mos me i pranuar këta anëtar në listën tonë nuk janë ligjore dhe nuk mbështeten asnjë bazë ligjore, për arsye se janë përjashtuar prej fakulteteve më herët dhe janë në fakultete tjera”, ka theksuar Rrusat.Pas përfundimit të aksioni, studentët kanë qëndruar për disa minuta para Rektoratit dhe pastaj janë shpërndarë.Zgjedhjet për Parlamentin Studentor pritet të mbahen më 6 qershor, ndërsa në zgjedhje garojnë 14 organizata studentore



Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus