Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Policët serbë i raportojnë Beogradit, pastaj Prishtinës
2:33 PM
Policët serbë i raportojnë Beogradit, pastaj Prishtinës
Policë serbë, në veri të Mitrovicës, janë nën urdhra të policisë së Serbisë, por edhe të Kosovës.
Për çdo incident apo rast që ndodh në pjesën veriore të Kosovës, policët serbë të veriut janë të detyruar që fillimisht të raportojnë policinë e Serbisë, e pastaj atë të Kosovës në jug të Mitrovicës.
Policia rajonale në Mitrovicë thotë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë. Kosovapressi ka siguruar një kopje të një dokumenti pa vulë dhe pa nënshkrime, që titullohet si "raport ditor”, që përfshinë datat 17 dhe 18 mars që nga ora 08:00 deri më 08:00, ku Policia e Serbisë informohet në detaje nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, transmetoi Zhurnal.

Në këtë raport përshkruhet në hollësi një fatkeqësi komunikacioni që ka ndodhur në rrugën "Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës.

Më tej në raport jepet në detaje edhe vizita e ministrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Slobodan Petrovic.

Në këtë raport vizita e ministrit kosovar përshkruhet në detaje, që nga ora, vendi dhe përcjellja e tij nga cilët policë të Kosovës është bërë. Aty precizohet edhe ora e saktë e përfundimit të vizitës së tij në veri të Mitrovicës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus