Kryesore » 2012 » Shkurt » 26 » Policët e MUP-it pritet të dalin para trupit gjykues
3:46 PM
Policët e MUP-it pritet të dalin para trupit gjykues
Gjashtë pjesëtarët e MUP-it serb, të arrestuar dje në rrethin e Gjilanit, sot pritet të dalin para trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Ata janë arrestuar si të dyshuar se kanë vepruar kundër interesit juridik të Kosovës, transmeton "koha.net”.Atyre u janë gjetur uniforma të Policisë serbe e distiktive të MUP-it serb. Në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar armë të ndryshme dhe gjësende të tjera.Ndërkohë, ka reaguar ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic i cili arrestimin e ka quajtur akt provokimi nga Prishtina zyrtare. Sipas tij, të arrestuarit, punëtorë të MUP-it, jetojnë në Gjilan, ndërsa punojnë në Vranjë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus