Kryesore » 2011 » Maj » 26 » Policët e arrestuar të habitur me ndalimin
3:17 PM
Policët e arrestuar të habitur me ndalimin
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut bëri të ditur se ka vizituar gjashtë pjesëtarët e arrestuar të Policisë së Kosovës dhe trajtimi i të arrestuarve thuhet se ka qenë i mirë dhe sipas rregullave të përcaktuara. Të arrestuarit janë shprehur të befasuar me ndalimin që u është shqiptuar, pasi theksuan se kanë qenë në dispozicion të hetuesisë që nga fillimi.
Të ndaluarit thuhet se kryesisht nuk kishin vërejtje në sjelljet e personelit të qendrës së ndalimit. Ata kryesisht ishin trajtuar mirë dhe sipas rregullave të përcaktuara. Ata nuk kishin vërejtje as në sjelljen e policëve gjatë arrestimit të tyre dhe paraprakisht ishin njoftuar me të drejtat e tyre.

"Në përgjithësi të ndaluarit deklaruan se ata janë njoftuar që nga muaji shkurt se kanë qenë nën hetime. Sipas tyre ata janë të befasuar me ndalimin që u është shqiptuar sepse deklarojnë se kanë qenë në dispozicion të hetuesisë që nga fillimi”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, një pjesë e tyre kanë deklaruar se nuk kanë mundësi të paguajnë për avokatë. /Telegrafi/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus