Kryesore » 2012 » Maj » 22 » Pogradec, 21-vjeçarja nuk deshi të shkonte në Himarë, e deytruan
8:21 PM
Pogradec, 21-vjeçarja nuk deshi të shkonte në Himarë, e deytruan
Aurora kishte dy muaj që ishte fejuar me Erjonin dhe në verë do të vishej nuse. Në mesazhin e fundit në celular vajza i kishte premtuar të fejuarit se do të ishte në ditëlindjen e tij, "gjallë apo vdekur.” Por në ditën e ditëlindjes, Erjonit i duhet të përcjellë të dashurën e saj në banesën e fundit.Në familjen e Molla në Vërdovë të Pogradecit janë hapur dyert e morgut. Arkëmorti mbërriti sot në mëngjes ndërsa do të përcillet nesër për në banesën e fundit. Ajo është një nga 13 viktimat që gjeti vdekjen në aksidentin tragjik. Trupi i viktimës mbërriti sot paradite në banesën e familjarëve të saj në Vërdovë të Pogradecit.Tezja e Aurorës bën me faj pedagogët për aksidentin. Sipas saj pedagogët e kishin kërcënuar se nuk do u jepnin kreditit nëse nuk do të shkonin në ekspeditë, pasi ishin të lidhur me agjencitë e udhëtimit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus