Vetëm në vitin 2011, në Kosovë kanë ndodhur 17 mijë e 343 kurorëzime, derisa numri i shkurorëzimeve është rritur në krahasim me vitet e kaluara, duke arritur në 1 mijë e 569. Ndarjet, sipas psikologëve, po ndodhin për shkak se në Kosovë kanë nisur të ndryshojnë disa vlera që kanë qenë në të kaluarën. Rekord i ndarjeve të çifteve kosovare mbetet viti 2007, me gjithsej 15 mijë e 58 shkurorëzime.Numri i tyre çdo dit po shtohet. Kjo tregon se shqiptarët nuk janë edhe fort të lumtur e të qëndrueshëm në martesat e tyre. Vetëm gjatë vitit 2011, në krejt Kosovën janë shënuar 16 shkurorëzime më shumë sesa që kanë ndodhur në vitin 2010, shkruan "Express”.Prej janarit e deri në dhjetor të vitit të kaluar, në Kosovë janë ndarë plot 1 mijë e 469 çifte. Këto janë shifrat e sakta që Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar në muajin korrik, bash kur në Kosovë nuk ka ditë që nuk hasim në rend makinash të krushqive që nisen për të marrë nusen.Kështu, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) edhe këtë vit ua nxori kosovarëve në shesh mungesën e lumturisë në çift. Sipas këtij enti, i cili ka publikuar një buletin që përmban informatat në lidhje me, kurorëzimet dhe shkurorëzimet që kanë ngjarë në vitin 2011 del se në gjithsej 17 mijë e 343 kurorëzimet që kanë ngjarë në Kosovë, një numër mjaft i lartë edhe janë shkurorëzuar."Në vitin 2011 në Kosovë janë regjistruar 17 mijë e 343 kurorëzime, kurse 1 mijë e 469 shkurorëzime”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK.
E psikologët thonë se ndarja e çifteve ndodh për shumë arsye. Por, sipas tyre, shtimi i numrit të kurorëzimeve ndodh pikërisht pasi Kosova është në një periudhë të tranzicionit dhe ndryshimit të vlerave.
Psikologu Aliriza Arënliu thotë janë shumë faktorë që ndikojnë në ndarjen e çifteve. Por, sipas tij, ai kryesori është ndryshimi i vlerave që është duke ndodhur vitet e fundit në Kosovë. "Vitet e kaluara ka pas një numër shumë të vogël të femrave që kanë punuar, e tash ky numër është në rritje. Shoqëria jonë akoma nuk është mësuar me idenë se femra ka të drejtën e punës”, sqaron Arënliu.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus