Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Planifikohet koalicioni AAK-LDK
2:26 PM
Planifikohet koalicioni AAK-LDK
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka një plan për ristrukturimin e politikës në Kosovë. Nga ky ristrukturim, ata e shohin veten në pushtet. Por, për ta realizuar këtë, u duhen disa kushte për t’u plotësuar. Lirimi i liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj është njëri nga kushtet themelore për ta realizuar një ide, që së fundi e ka shfaqur nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala.

"Me lirimin e Haradinajt do të formohej koalicioni i qendrës së djathtë AAK-LDK, i cili do ta qeverisë Kosovën”, ka thënë nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, në 11 vjetorin e themelimit të degës së AAK-së në Ferizaj. Shala po ashtu ka dërguar kritika për zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke thënë se me këtë po dëshmohet se nuk jemi në gjendje të organizojmë zgjedhje demokratike
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus