Kryesore » 2012 » Mars » 28 » Plagoset polici nga përleshja e armatosur në Junik
0:01 AM
Plagoset polici nga përleshja e armatosur në Junik
Një polic i Kosovës ka mbetur i plagosur nga arma e kolegut të tij, por vetëm pas një përpleshje me një grup të armatosur rreth orës 16:00. Policia ka njoftuar se "gjithë ngjarja ka ndodhur kur patrulla në këmbë ka dashur ta kontrolloj një grup të ulur në një kafene, pasi dyshoheshin për armëmbajtje pa leje. Ata nuk kanë pranuar dhe ka nisur incidenti i armatosur". Siç raporton indeksonline, ngjarja në Junik të Deçanit. 
Pas përleshjes, dikush nga njerëzit ka ardhur në posedim të revoles së policit duke shtënë me armë për cka ka mbetur i plagosur një polic dhe një civil. Megjithatë mësohet se gjendja e tij është stabile dhe nuk është në rrezik për jetën. Ai është dërguar në QKUK ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus