Kryesore » 2012»Maj»10 » Petritsch: Fitorja e pasardhësve të Milloshevicit, lajm i keq
1:09 PM
Petritsch: Fitorja e pasardhësve të Milloshevicit, lajm i keq
Duke folur për Serbinë e pas 6 majit në vazhdim diplomati austriak Petritsch ka deklaruar se "njoftimet për kthimin e pasardhësve të Miloshevcit në këtë rast të Ivica Dacicit dhe forcave radikale në Serbi, në pushtet nuk janë lajme të mira, në rend të për perspektivën e këtij vend, por edhe për rajonin dhe imazhin e Evropës”, pohon në vazhdim, Wolfgang Petritsch ish-bashkëkryesues (BE) i konferencës ndërkombëtare për Kosovën, në Rambuillet.xhandarmerisë serbe ndaj fshatrave shqiptare në Luginën e Preshevës duke arrestuar së fundit shqiptarët e Bujanocit në prag të zgjedhjeve në Serbi ishte e qartës e se aty Dacic zhvilloi një aksion duke zhvilluar dy fushata, atë të zgjedhjeve të 6 majit dhe duke vazhduar fushatën e politikës antishqiptare nga ana e Serbisë”, ka deklaruar ambasadori austriak Wolfgang Petritsch në një intervistë dhënë sot agjencisë "Presheva Jonë” .
Duke folur për Serbinë e pas 6 majit në vazhdim diplomati austriak Petritsch ka deklaruar se "njoftimet për kthimin e pasardhësve të Miloshevcit në këtë rast të Ivica Dacicit dhe forcave radikale në Serbi, në pushtet nuk janë lajme të mira, në rend të për perspektivën e këtij vend, por edhe për rajonin dhe imazhin e Evropës”, pohon në vazhdim, Wolfgang Petritsch ish-bashkëkryesues (BE) i konferencës ndërkombëtare për Kosovën, në Rambuillet.
Sipas ambasadorit Petritsch "Fitorja e bashkëpunëtorëve të Milosheviqit në këtë pjesë të Evropës do të jetë bumerang ndaj BE-në pas gjithë atij investimi diplomatik e financiar për ta rimëkëmbur ish-Serbinë e diktatorit Miloshevic dhe për ta drejtuar kah Evropa me forca progresive, proevropiane”.
Duke dënuar ashpër intervenimin policore të forcave serbe ditë më parë në vendbanimet shqiptare në rrethin e Bujanocit Wolfang Petritsch ka pohuar se "Sulmi i fundit i xhandarmerisë serbe ndaj fshatrave shqiptare në Luginën e Preshevës duke arrestuar së fundit shqiptarët e Bujanocit në prag të zgjedhjeve në Serbi ishte e qartës e se aty Dacic zhvilloi një aksion duke zhvilluar dy fushata, atë të zgjedhjeve për 6 maj dhe duke vazhduar fushatën e politikës antishqiptare nga ana e Serbisë”, thotë Petritsch për ‘Presheva Jonë’.
Ambasdadori Petritsch, i shqetësuar mbi zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës, duke kërkuar trajtim të ngjashëm të problemeve të shqiptarëve të Luginës me ato të serbëve të Veriut të Kosovës, apelon tek komuniteti ndërkombëtar të ndërmerr gjitha masat e duhura për evitimin e eskalimit të dhunës në ketë pjesë të Evropës.
”Nëse komuniteti ndërkombëtar sot injorimi i problemet e presioneve, politikës diskriminiuese serbe ndaj popullatës shqiptare në Serbinë Jugore, nesër mund t’i kushtojnë shtrenjtë jo vetëm Serbisë, por edhe bashkimit Evropian…Prandaj, Serbia duhet të ndal dhunën dhe provokimet ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka pohuar në fund, Petritsch.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus