Kryesore » 2012»Shtator»1 » Petrit Selimi, viktimë e Pacollit, fluturon nga MPJ-ja?
2:09 PM
Petrit Selimi, viktimë e Pacollit, fluturon nga MPJ-ja?
Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë folur gjatë ditës së premte për mundësinë e largimit të Petrit Selimit nga posti i zëvendësministrit të Punëve të Jashtme. Për arsyetim kanë përmendur "çështjen Mali”, por informacioni është demantuar nga Selimi.Sipas një deputeti të këtij subjekti politik, që është njeri i afërt i kryeministrit Thaçi, Selimi vullnetshëm do ta lëshojë postin. Kjo, pas një informacioni që ka dalë nga dikasteri ku ka funksion, e që thoshte se deklarimet e tij për "njohjen” e Kosovës nga Mali ishin në disharmoni me qëndrimet e ministrit Enver Hoxhaj.MPJ-ja kishte marrë një qëndrim për të mos u deklaruar rreth kësaj "njohjeje” të Kosovës nga shteti afrikani, edhe pasi zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ua kishte prezantuar medieve një letër si argument për atë që thoshte. Selimi, zëvendësministër, kishte shpërfillur qëndrimin. Ai kishte insistuar se Mali ia kishte njohur shtetësinë Kosovës, pavarësisht se ministria e tij e shihte me dyshim procesin lobues në këtë vend. Madje, nuk e kishte ndërruar mendjen, edhe pse autoritetet në Mali kishin përgënjeshtruar Pacollin.Pse duhet të ikë Selimi nga funksioni i tashëm, sipas PDK-së, a ka rekomandim të ndërkombëtarëve lidhur me këtë dhe si i quan zëvendësministri i jashtëm përfoljet e tilla për largimin a shkarkimin e tij, lexoni gjerësisht në numrin e sotëm të gazetës Koha Ditore.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus