Kryesore » 2011 » Nëntor » 3 » Personat me aftësi të kufizuara, do të shkollohen pa pagesë
1:59 PM
Personat me aftësi të kufizuara, do të shkollohen pa pagesë
Personat me aftësi të kufizuara, do të shkollohen në të gjitha nivelet e arsimit pa pagesë. Kjo marrëveshje u arrti sot nga Ministria e Arsimit, Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Asociacioni i Komunave.
Ministri i Arsimit, Ramë Buja, tha se nënshkrimi i marrëveshjes mes ministrisë, Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Asociacionit të Komunave, është një ndihmesë modeste për personat me aftësi të kufizuara. "Ata mund të shkollohen pa pagesë në të gjitha nivelet e arsimit”, tha ministri Buja. Kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, Agim Vatovci, tha se kjo marrëveshje është një hap i madh, që ndihmon personat më aftësi të kufizuara. 
Ai theksoi se kjo është një ditë e madhe, që fillon e lehtëson jetën e kësaj kategorie. Kryetari i Asociacionit të Komunave, Bajrush Xhemajli, u zotua se kjo marrëveshje do të zbatohet në të gjitha komunat e vendit. Rreth 18 mijë persona me aftësi të kufizuara në Kosovë dhe rreth 4 mijë invalidë të luftës, do të shkollohen pa pagesë në të gjitha nivelet e arsimit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus