Megjithëse partnerët e koalicionit kanë një raport të qëndrueshëm në mes vete, duket se "xhelozia” femërore është pranishme në mes të dy damave të qeverisë, Vlora Çitakut e Mimoza Kusarit Lilës.Procesi i reformatizimit në qeverinë e Kosovës është përcjellur me shumë kundërshtime, e në disa raste edhe me akuza të njërit apo subjektit tjetër politik. Por, përderisa dy liderët e dy partive në pushtet, PDK-së si partia fituese, dhe AKR-së si pjesë e koalicionit, po qëndrojnë anash këtij procesi, janë anëtarët e dy partive ata që vazhdimisht flasin dhe kërkojnë reforma në kabinetin ‘Thaçi 2’. Kryeministri Thaçi dhe zëvendëskryeministri Pacolli që nga formimi i qeverisë asnjëherë, të paktën publikisht, nuk janë mbledhur për të diskutuar çështjen e ndryshimit të ministrave, madje vazhdimisht kanë mohuar zërat për ndryshime duke e cilësuar koalicionin si shumë stabil. Por kështu nuk mendojnë edhe ‘zonjat’ e hekurta të këtyre dy subjekteve politike.
Çitaku vlerëson performancën e ministrave
Vlora Çitaku dhe Mimoza Kusari-Lila, që të dyja pjesë të qeverisë, kanë filluar ‘garën’ se kush kërkon dhe kush dëshiron më shumë reforma në kabinetin qeveritar. Atë që nuk ka arritur ta bëjë askush në Partinë Demokratike të Kosovës, e ka bërë ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku, e cila në konferencën e fundvitit i ka kërkuar shefit të saj të partisë dhe qeverisë që të filloj reformatizimin e qeverisë. Madje, më shumë sesa shefi i saj, ajo është dukur e nervozuar kur ka folur për reformat që duhet bërë në qeveri.
Hesht AKR-ja por nuk e "mbyll gojën” Mimoza
Kjo deklaratë e ministres së Integrimeve Vlora Çitaku është heshtur nga bashkëpunëtorët e saj të partisë, por jo edhe nga partneri i koalicionit. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj ka qenë deklarata e zëvendëskryeministres Mimoza Kusari-Lila, njëherësh zëvendëspresidente e AKR-së. Ajo ua ka bërë me dije se asnjë ndryshim në kabinetin ‘Thaçi 2’ nuk mund të bëhet pa u zhvilluar bisedime ndërmjet dy partnerëve të koalicionit Thaçit dhe Pacollit. Nga këto deklarime duket se xhelozia femërore është e pranishme në Qeverinë e Kosovës më shumë se sa kundërthëniet në mes të partnerëve të koalicionit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus