Aksionit të lëvizjes "Vetëvendosje” për të bllokuar pikat e kalimit kufitar të Merdarës dhe Dheut të Bardhë me 14 janar do t`i bashkohen edhe qytetarë nga Shqipëria. Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesi i "Vetëvendosje”, Erzen Vraniqi në rrjetin social "Facebook” ku thekson se autobusët nga Tirana nisen në datën 14 janar, në ora 7:00 të mëngjesit, në sheshin "Skënderbej”, para Pallatit të Kulturës. I njëjti njoftim ishte përhapur në rrjetin social edhe nga aktivistë të tjerë të Lëvizjes "Vetëvendosje” raporton Koha Ditore. Aksioni i 14 janarit do të vijë në kuadër të mbrojtjes së mocionit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë pas moszbatimit të tij nga qeveria e Kosovës.Pjesëmarrja e qytetarëve nga Shqipëria në aksionin e 14 janarit është pohuar edhe nga Sekretari Organizativ i Lëvizjes "Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, i cili duke folur për përgatitjet e aksionit, ka konfirmuar pjesëmarrjen në të edhe të qytetarëve të Shqipërisë."Kanë filluar organizimet edhe nga Shqipëria për të ardhur më 14 janar në Kosovë. Shumë qytetarë atje kanë shprehur dëshirën për të qenë në Kosovë atë ditë. Ne do të vizitojmë gjatë javës Shqipërinë dhe atëherë do të mund të informohemi edhe për pjesëmarrjen e saktë”, ka theksuar Molliqaj
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus