Kryesore » 2012»Dhjetor»4 » Për nëntë muaj 613 raste të dhunës në familje në gjithë Kosovën
1:46 PM
Për nëntë muaj 613 raste të dhunës në familje në gjithë Kosovën
Për nëntë muaj të këtij viti, në gjithë Kosovën janë regjistruar 613 raste të dhunës në familje. Kjo e dhënë është bërë e ditur të hënën në konferencën e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas. Përfaqësuesja e Policisë së Kosovës, togerja Tahire Haxholli, shefe e Njësisë për hetime të dhunës në familje, ka bërë të ditur se me gjithë koordinimin me të gjithë mekanizmat, niveli i dhunës në familje nuk ka shënuar rënie. "Bashkëpunimi me këto institucione është shumë i mirë, por gjendja mbetet e njëjta për këto dy vitet e fundit”, ka thënë Haxholli. Sipas statistikave që ofron policia, janë mbi 1100 raste të dhunës në familje duke përfshi llojet e ndryshme të paraqitjes së tyre, shkruan sot më gjerësisht "Koha Ditore” .
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus