Kryesore » 2012 » Maj » 24 » Pensionistët nesër protestojnë në gjithë Kosovën
1:24 PM
Pensionistët nesër protestojnë në gjithë Kosovën
Pensionistët në Kosovë kanë paralajmëruar nisjen e protestave ditën e shtunë, për të kundërshtuar ndryshimet, sipas tyre sipërfaqësore, në projektligjin për pensionet. Hamdi Tasholli, nga Koalicioni i Pensionistëve të Kosovës, ka deklaruar se në protesta, të cilat do të shtrihen në të gjitha rajonet e vendit, do të përsëriten kërkesat e kësaj kategorie. "Kërkesat tona do të jenë rritja e pensioneve në 60 për qind nga rrogat mesatare të punëtorëve të sektorit publik dhe përshkallëzimi i pensioneve”, ka deklaruar Tasholli sipas "RTK”. Ai ka vlerësuar se, rritja me 21 euro e propozuar nga qeveria është e papranueshme, ashtu sikurse vetë projektligji, që sipas tij është diskriminues. "Ne jemi të nënvlerësuar dhe të anashkaluar”, ka thënë më tej Tasholli, duke shtuar se ndryshimet në projektligjin që do t’i kthehet Kuvendit nga Presidenca do të jenë vetëm sipërfaqësore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus