Kryesore » 2011 » Maj » 20 » Pengohen gazetarët në Kuvend
5:49 PM
Pengohen gazetarët në Kuvend
Gazetarët nuk janë lejuar të lëvizin në hollin e Kuvendit të Kosovës. Për ta është rezervuar një kënd, duke mos u lejuar nga policia të lëvizin dhe as të kenë kontakt me deputetët kosovarë, siç ka ndodhur më herët. Policia ka njoftuar gazetarët se "urdhri është dhënë nga Sekretaria e Kuvendit të Kosovës, por pa sqaruar mbi çfarë rregullore është marrë vendimi”.
Mediat raportuan një ditë me herët se deri tek bllokimi i punës së gazetarëve në Kuvendin erdhi gjatë një takimit të këshilltarit të Presidentes Atifete Jahjaga me deputeten serbe, Rada Trajkovic. Policia në kuvend kishte ndaluar filmimet e takimit që po zhvillohej në një kënd të hollit, dhe pas këtij "incidenti" janë ndërmarrë masat për gazetarët
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus