Kryesore » 2012»Prill»15 » Peja e Deçani “zihen” për rrugën, vendos Ministria e Infrastrukturës
9:25 PM
Peja e Deçani “zihen” për rrugën, vendos Ministria e Infrastrukturës
Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, që do të duhej të fillonte gjatë vitit 2007, vazhdon të mbetet vetëm projekt në letër. Pengesë për realizimin e këtij projekti vazhdimisht është Manastiri i Deçanit, që nuk ka dhënë leje për ndërtimin e kësaj rrugës përskaj tij. Por, së fundi janë hapur edhe dyshime se mos rruga do të kalojë nga Gryka e Rugovës. E për këtë është thënë të ketë prishje të raporteve mes kryetarit të Deçanit, Rasim Selmanaj, dhe atij të Pejës, Ali Berisha. Por këta dy kryetarë që i takojnë të njëjtit subjekt politik, AAK, e mohojnë një gjë të tillë. Ali Berisha i tha KTV-së se nuk do ta pengojnë ndërtimin eventual të rrugës Deçan-Plavë, ndonëse Komuna e Pejës ka insistuar që ky korridor me Malin e Zi të hapet përmes rrugës Pejë-Çakorr. Selmanaj tha se ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë ka rëndësi të shumëfishtë, ngase mundëson integrimin e tri shteteve, Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.Por, fjalën e fundit për këtë do ta japë Ministria e Infrastrukturës pas një takimi që pritet ta mbajë me kryetarët e këtyre dy komunave.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus