Kryesore » 2012»Maj»23 » PDK-ja dhe Vetëvendosje sërish përplasen rreth Ligjit zgjedhor
2:25 PM
PDK-ja dhe Vetëvendosje sërish përplasen rreth Ligjit zgjedhor
PDK-ja dhe Vetëvendosje sërish janë përplasur me fjalë në Komisionin për Reformën Zgjedhor sa i përket takimit të para një jave të liderëve të partive politike për ndryshimin e Ligjit Zgjedhor. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje duke folur për mospjesëmarrjen e Albin Kurtit në takimin me liderët politikë ka deklaruar se subjekti i saj politik nuk dëshiron të bëhet pjesë e pazareve politike për sistemin zgjedhor, raporton KTV. Ndërsa, i është kundërpërgjigjur Halit Krasniqi i PDK-së, sipas të cilit takimi i liderëve për reformën zgjedhore nuk është mirë të quhet pazar politik dhe është ofendim për të gjitha ata që janë duke punuar për këtë çështje. Ai e ka quajtur të suksesshëm takimin në fjalë ku është diskutuar për problemet që ndërlidhen me reformën zgjedhore. Ndërsa, një takim tjetër i Komisionit me liderët e partive politike pritet të mbahet javën tjetër, më 30 maj. Sipas kreut të këtij komisioni, Haki Demolli, pret që në takimin e ardhshëm të përafrohen qëndrimet e subjekteve politike sa i përket sistemit zgjedhor në vend. Ndërsa, është miratuar plani i veprimit për mandatin shtesë tremujor të Komisionit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus