Kryesore » 2011 » Tetor » 16 » Partitë e mëdha s’i duan të vegjlit në Kuvend
10:14 AM
Partitë e mëdha s’i duan të vegjlit në Kuvend
Partitë e mëdha nuk dua t’u krijojnë hapësirë në Kuvendin e Kosovës subjekteve politike dhe koalicioneve parazgjedhore që gjatë zgjedhjeve të radhës nuk do të arrijnë ta marrin besimin e së paku 5 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve. PDK, LDK dhe AAK, si tri parti me përvojë 10-vjeçare parlamentare, konsiderojnë se ulja e pragut zgjedhur në 3 për qind, ashtu siç ka qenë në zgjedhjet e vitit 204, do ta bënte Kuvendin një institucion jo shumë serioz, për shkak se brenda tij do të futeshin shumë parti, që nuk do të kishin legjitimitet të madh qytetar.Ndërkohë, Vetëvendosja, si subjekt politik që për herë të parë i është futur jetës institucionale pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ka shkuar një hap më larg: ka kërkuar që për koalicione parazgjedhore ky prag të jetë edhe më i lartë. Nënkryetari i PDK-së, Bajram Rexhepi, e ka arsyetuar për "Koha Ditore” qëndrimin e partisë duke thënë se partitë e vogla faktikisht mund të sjellin vetëm kokëçarje
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus