Kryesore » 2012»Janar»31 » Parlamenti pritet të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme
9:23 AM
Parlamenti pritet të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme
Në Kosovë, Parlamenti pritet të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me miratimin e një rezolute me të cilën do të zotohet për përmbushjen e të gjitha detyrimeve që dalin nga Plani i presidentit Marti Ahtisaari. Sipas kësaj rezolute, pritet t’i jepet mbështetje zbatimit të këtij plani në mënyrë që t’i jepet fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Plani i Presidentit Ahtisaari në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, kundërshtohet nga qytetarët serb të veriut, të cilët kanë bllokuar rrugët në shenjë kundërshtimi të shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në atë zonë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus