Kryesore » 2011»Tetor»3 » Papunësia, Kosova keq, Bosnja kryeson në rajon
12:51 PM
Papunësia, Kosova keq, Bosnja kryeson në rajon
Maqedonia radhitet pas Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës për shkallën e lartë të papunësisë. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) në Shkup, shkalla e papunësisë mbetet në të njëjtën pozitë gjatë viteve të fundit. ESHS bën të ditur se nga të dhënat e tremujorit të dytë të këtij viti rezultojnë 31.3 për qind apo rreth 300 mijë të papunë. Sipas ESHS-së, numri i personave që janë punësuar gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është rritur për 2.5 për qind, ndërsa papunësia rezulton me ulje vetëm për 0.9 për qind në krahasim me vitin e shkuar, informon agjencia e lajmeve INA. Në Kosovë shifrat janë më alarmante, pasi sipas institucioneve përgjegjëse qeveritare bëhet e ditur se në vend numërohen mbi 40 për qind të papunë. Ndërsa sipas Bashkimit të Sindikatave të Pavarura rezultojnë mbi 45 për qind. Në Bosnje - Hercegovinë gjithashtu shënohen shifra të larta të papunësisë. Agjencia për Punë dhe punësim në Sarajevë ka raportuar rritje të papunësisë për rreth 1 për qind gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të kësaj agjencie, papunësia është në nivelin e 43 përqindëshit në Bosnje - Hercegovinë. Pas Maqedonisë për nga shkalla më e ulët e papunësisë vjen Serbia me 22 për qind. Edhe në këtë vend është regjistruar shkalla e rritjes së papunësisë.
Serbinë e pasojnë Greqia me shifrat e fundit prej 16,6 për qind, mandej Kroacia me 16, 7 për qind. Në Greqi regjistrohen shifra në rritje për papunësinë, për shkak se vendi është përfshirë nga kriza ekonomike dhe ndodhet një hap larg falimentimit.
Shqipëria vijon të mbajë shifra të ulëta të papunësisë dhe është një nga vendet me lëvizje pozitive në disfavor të papunësisë. Nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave dhe raporteve qeveritare, shkalla e papunësisë në Shqipëri është regjistruar në shifrën 13,4 për qind.
Mali i Zi rezulton me numër të ulët të të papunëve, duke patur parasysh edhe numrin e ulët të banorëve që ka ky vend. Sipas Entit të Statistikave në Podgoricë, numri i të papunëve është 11 për qind, me rritje të vogël në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas këtij enti, në listën e personave të papunë janë të regjistruar rreth 30 mijë banorë të këtij vendi të vogël
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus