Kryesore » 2011 » Maj » 28 » Pacolli në Ugandë dhe Burundi për njohje
6:16 PM
Pacolli në Ugandë dhe Burundi për njohje
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Afrikë, ka vizituar Ugandën, ku është pritur nga presidenti i këtij vendi, Yoweri Museveni, në një takim ku është diskutuar për zhvillimet demokratike në Kosovë duke veçuar sfidat e rëndësishme që ka kaluar Kosova gjatë procesit të shpalljes së pavarësisë së vendit dhe përkushtimin për ndërtimin e institucioneve demokratike.
Pacolli ka vlerësuar se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të tjera të botës, është i rëndësisë jetike për të ardhmen e vendit tonë. Zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike, mbeten edhe më tutje sfidat kryesore të institucioneve demokratike të Kosovës- ka theksuar ai.

Presidenti i Ugandës ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës dhe të zëvendëskryeministrit për angazhimet në fushën e lobimit për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, duke shqyrtuar njëkohësisht kërkesën për mundësisë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Uganda, si dhe vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ndërkohë, në kuadër të fushatës së tij lobuese për shtimin e numrit të njohjeve, Pacolli ka udhëtuar më pas në Afrikën Lindore, në Republikën e Burundit, ku është pritur nga zëvendëspresidenti i këtij vendi, Terence Sinunguruza.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka deklaruar se këtë vizitë e sheh si mundësi të mirë për të intensifikuar kontaktet ndërmjet përfaqësuesve institucional të të dy shteteve, në drejtim të vendosjes së marrëdhënie diplomatike, pasi Republika e Burundit të ketë shqyrtuar me vëmendje mundësinë e njohjes së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus