Kryesore » 2011»Maj»7 » Pacolli, në rang me presidentin e me kryeministrin
11:50 AM
Pacolli, në rang me presidentin e me kryeministrin
Behgjet Pacolli nuk e ka bazuar fushëveprimin e tij në Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative, të Zyrës së kryeministrit, të cilën e ka nxjerrë Qeveria.
Ai ia ka përshkruar të tjera detyra vetes nga ato që parasheh Rregullorja dhe do të angazhojë staf përtej asaj çfarë përcakton kjo rregullore.
Se çfarë do të bëjë në cilësinë e numrit dy të Qeverisë, Pacolli në detaje i ka listuar kompetencat në një dokument që e ka emërtuar "Memorandum përshkrues për angazhimin e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës”.
Koha Ditore ka siguruar një kopje të këtij dokumenti, ku tregohet rol i madh në adresimin e çështjeve në fushën e diplomacisë dhe të ekonomisë.
"Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli duhet të përfshihet në protokollin e takimeve me zyrtarë të lartë, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, të industrisë, ekonomisë, etj., që vizitojnë Kosovën, krahas takimeve me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës”, thuhet në përshkrimin e kompetencave që ia ka parashkruar vetes Behgjet Pacolli, të cilat kanë marrë bekimin e kryeministrit Hashim Thaçi
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus