Kryesore » 2012 » Qershor » 17 » Pacolli mashtroi Antikorrupsionin
12:12 PM
Pacolli mashtroi Antikorrupsionin
Behgjet Pacolli ka shërbyer me dokumentacion jovalid Agjencinë Kundër Korrupsionit, në përpjekjen e tij për ta bindur këtë institucion se nuk ishte gjendur në konflikt interesi kur shtatorin e vjetëm kishte nënshkruar në Nigeri memorandume në emër të bizneseve evropiane. Pavarësisht se kjo kishte funksionuar dhe nuk ishte konstatuar i tillë konflikt, tash janë hedhur dyshime edhe për falsifikim.Antikorrupsioni pati hapur rastin ndaj zëvendëskryeministrit Pacolli menjëherë pasi "Koha Ditore” kishte raportuar sesi ai, duke qenë zëvendëskryeministër, kishte nënshkruar dy memorandume mirëkuptimi në cilësinë e përfaqësuesit të operatorëve ekonomikë "Seagas Services Ltd.” dhe "Seagas International Ltd.”. Të dyja mbajnë datën e 15 shtatorit të 2011-s. Njëri ishte lidhur me ministrin e Tregtisë dhe të Investimeve të Nigerisë, Olusegun Aganga, e tjetri me përfaqësuesin e kompanisë "GreenSpring Ltd”. Kjo, pavarësisht se zyrtarëve të lartë politikë u ndalohet të përfaqësojnë biznese gjatë kohës sa mbajnë poste publike.(Në foto: Kopja e faqes ku shihet nënshkrimi i ministrit Aganga, në memorandumin që Pacolli ia ka prezantuar Antikorrupsionit. Bazuar në të, Antikorrupsioni kishte mbyllur rastin për konflikt interesi ndaj Pacollit )
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus