Kryesore » 2012 » Dhjetor » 1 » Pacolli: Gati të lë koalicionin
10:58 PM
Pacolli: Gati të lë koalicionin
Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli ka deklaruar se është gati të largohet nga koalicioni qeveritar, nëse një gjë të tillë ja kërkon kryeministri Thaçi. Deklaratën e tij Pacolli e ka bërë për "KTV”, pas zërave se partia e tij në shumicën qeverisëse mund të zëvendësohet nga AAK, tani që Ramush Haradinaj u kthye në Prishtinë. "Nëse PDK kërkon largimin tonë, ne jemi gati ta bëjmë. Megjithatë, AKR mbetet gjithmonë e gatshme të kontribuojë në të mirë të vendit”, ka deklaruar Pacolli. Me lirimin e Haradinajt janë shtuar zërat se partia që ai drejton, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Thaçit. 

Më herët gjatë ditës, vetë Haradinaj deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë faktorët që duan ta çojnë Kosovën përpara.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës, organizuar posaçërisht për të nderuar atë dhe dy bashkëluftëtarët e tij Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

"Ju siguroj se do të jem shumë i kujdesshëm që të punoj me të gjithë ju, në mënyrë që të krijojmë një cilësi më të mirë jetese për vendin tonë, një demokraci më të mirë dhe funksionim të shtetit për të gjitha problemet që shqetësojnë qytetarët”, deklaroi Haradinaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus