Kryesore » 2012»Maj»1 » OSBE, program për të drejtat njerëzore në burgjet shqiptare
10:45 AM
OSBE, program për të drejtat njerëzore në burgjet shqiptare
OSBE nisi nje program bashkepunimi me universitetet dhe burgjet shqiptare per respektimin e te drejtave njerezore. Drejtuesi i OSBE-se per Shqiperine, ambasadori Eugen Volfart, thote se kjo eshte nje nga kerkesat kryesore te BE-se, e cila mund te plotesohet vetem nga punonjes profesioniste.OSBE u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të garantojnë të drejtat e njeriut në gjykata e burgje sipas standarteve të kërkuara nga Bashkimi Europian, ku synojnë që të antarësohen.Ambasadori Volfarth i bëri këto komente në një takim me drejtues të Universitetit të Tiranës dhe të ministrisë së arsimit, midis të cilëve u nënshkrua një program bashkëpunimi në këtë fushë."Programi synon të përmirësojë sistemin e shërbimit të provës dhe atë penitenciar në përputhje me Rekomandimet e Komisionit Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky program u përgjigjet plotësisht prioriteteve të përcaktuara nga Qeveria në dritën e procesit të pranimit në BE. Po ashtu ai mbështet edhe ministrinë e drejtësisë për të shkolluar siç duhet profesionistët që punojnë me autorët e veprave penale në sistemin e drejtësisë penale” - tha ai në ceremoni.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus