Kryesore » 2012 » Mars » 30 » Opozita sërish braktis seancën e Kuvendit
1:01 PM
Opozita sërish braktis seancën e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës sot nuk ka mundur t'i vazhdoj punimet e seancës plenare për shkak të mungesës së kuorumit. E gjithë kjo situatë u krijua gjatë seancës së djeshme kur u miratu ligji për RTK-në që u përcoll me largim nga salla të deputetëve të opozitës. Këto parti kanë kundërshtuar futjen në rend dite të Ligjit për Bankat dhe atij për RTK-në, duke thënë se janë shkelur procedurat. Ndërkohë sot Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi insistoi se këto procedura nuk janë shkelur. 
Opozita është dashur ta arsyetoj daljen nga salla dhe jo të thirret në procedura sepse asnjë procedurë nuk është shkelurë, ka thënë Krasniqi duke paralajmëruar një mbledhje të re të Kryesisë së Kuvendit për të hënën e cila do të vendos për mbajtjen e seancës së ardhshme parlamentare
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus