Policia e Kosovës, ka blerë vetura të reja në vlerë prej 2.9 milionë eurosh nga kompania Porsche Prishtina dhe Siqani. Ky institucion dyshohet se ia ka përgatitur terrenin kësaj kompanie ta fitojë këtë tender. Procesi i blerjes është zvarritur qysh nga tetori i vitit të kaluar për shkak të parregullsive. Policia e Kosovës e ka rehatuar veten me vetura të reja. Për to ka shpenzuar nga buxheti i Kosovës jo më pak se 2.9 milionë euro. E furnizimi i është besuar kompanisë Porsche Prishtina, e cila sipas të gjitha gjasave do t’ia shesë policisë afro 100 vetura të tipit Volkswagen dhe kompanisë Siqani që do ta furnizojë këtë institucion me vetura të markës Opel. Porshe Prishtina është shpallur fitues për pjesën e parë të tenderit me ofertën prej 2.2 milionë eurosh, për të cilën dyshohej se policia me kohë ia ka përgatitur kushtet që ta fitojë këtë tender.Megjithatë, zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë komentuar për specifikacionet e veturave dhe as për çfarë janë të destinuara ato.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus